horror ne rrethin e kumanoves i vriste per te kryer marredhenie seksuale me trupat e pajete 6a354e6e31d24

Horror në rrethin e Kumanovës – I vriste për të kryer marrëdhënie seksuale me trupat e pajetë

June 19, 2026
min lexim
FB IMG 1781870772252 696x436 1

Pas përfundimit të hetimit, Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka dorëzuar sot Aktakuzë kundër një 25-vjeçari, banor i Staro Nagoriçanit, i dyshuar për kryerjen e katër veprave penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 4 e Kodit Penal, si dhe dy tentativa për vrasje të të njëjtës formë të kualifikuar. Meqenëse me dashje ka privuar nga jeta disa persona, sipas nenit 123 paragrafi 3 të Kodit Penal, ai rrezikon dënim me burgim prej së paku 10 vitesh ose me burgim të përjetshëm. Sipas ekspertizave të kryera gjatë hetimit, ai i ka kryer veprat nga motive jashtëzakonisht të ulëta, përkatësisht me qëllim të kënaqjes së epsheve të tij seksuale ndaj trupave të pajetë të grave, që nënkupton aktin e nekrofilisë.
​Krimet kanë filluar natën mes 5 dhe 6 janarit të vitit 2025 në fshatin Kleçoc, ku ai privoi me dashje nga jeta një grua të moshuar dhe të pafuqishme. Ai ka hyrë në shtëpinë e saj dhe derisa ajo ishte duke fjetur në shtrat, e ka sulmuar fizikisht dhe ka filluar ta mbytë me dhunë, me çka gruaja ka ndërruar jetë nga thyerjet dhe lëndimet e shumta që ia pamundësuan frymëmarrjen.
​Më pas, në një periudhë kohore të papërcaktuar saktë mes 5 dhe 7 qershorit të vitit 2025 në fshatin Dragomanc, ai në mënyrë të ngjashme privoi me dashje nga jeta edhe një grua tjetër. Ngjarja e tretë është regjistruar më 22 korrik 2025 në fshatin Çellopek, ku ai tentoi ta privojë nga jeta një grua, por ajo arriti ta trembte duke thirrur djalin e saj, pas së cilës i akuzuari u largua.
​Gjatë orëve të mbrëmjes mes 17 dhe 18 janarit të vitit 2026 në fshatin Staro Nagoriçan, i akuzuari privoi me dashje nga jeta një grua më të re në moshë, por për të cilën gjithashtu e dinte se jetonte vetëm, duke përdorur një mënyrë të ngjashme ekzekutimi si te viktimat e mëparshme për të realizuar qëllimet e tij makabre. Po ashtu, në orët e mbrëmjes mes 5 dhe 6 shkurtit të vitit 2026 në fshatin Çellopek, ai privoi nga jeta edhe një tjetër viktimë të moshuar dhe të pafuqishme.
​Ngjarja e fundit e regjistruar ka ndodhur më 9 shkurt 2026 po ashtu në fshatin Çellopek, ku ai me dashje tentoi ta privonte nga jeta një grua tjetër, burimi i vetëm i shpëtimit të së cilës ishte se ai u tremb nga një zhurmë që dëgjoi dhe iku para se ta realizonte qëllimin. Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Kumanovë edhe propozimin për vazhdimin e masës së paraburgimit të caktuar më parë për të akuzuarin.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kryeparlamentari gashi takim me kreun e antikorrupsionit strategjia kunder korrupsionit do te procedohet pa vonesa ne kuvend 6a354d287441b
Lajmi i mëparshëm

Kryeparlamentari Gashi takim me kreun e Antikorrupsionit: Strategjia kundër korrupsionit do të procedohet pa vonesa në Kuvend

trump pa mua izraeli nuk do ekzistonte 6a35606739ed2
Lajmi i radhës

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

Të fundit nga

ShkoLartë