Kryengritja e Dhampirëve Serb

October 18, 2022
min lexim

Dhampir është fjalë shqipe që iu përgjigjet adekuat shpirtave të këqinjë me fuqinë që e kanë në dhëmb dhe mundësinë e infektimit pas kafshimit sipas mitologjisë. Këto krijesa ndonse kanë egzistuar si fantoma kurse veprimet e tyre i kanë kryer të deleguarit rus anë e kënd Evropës e në veçanti në Gadishullin Ilirik. Këto krijesa që tani më në shekullin e teknologjisë moderrne nuk mund të funksionojnë si anonime, kan dalur haptas.

Haptas inskenojnë projekte antinjerëzore, haptas kanë prodhuar luftëra dhe fatëkeqësi njerëzore. Haptas kanë dhunuar; duke filluar nga familjet e veta për të akuzuar fqinjët dhe për të përdorur forcën e shtetit kundër tjerëve, pastaj kudo tjetër që kanë arritur. Për këto vepra antinjerëzore kanë marrë berkimin e popit dhe të kishës serbe. Bota duhet ta kuptoj së kisha serbe nuk është njësoj sikur kisha ortodokse.

Gjithmonë para sulmeve thirrën në mbrojtje. Përseri tani një kryengritje e dhampirëve: • Do ta mbrojmë Jugosllavinë dhe nuk do të lejojmë asnjë pëllëmb tokë të saj të na ndahët thoshte krimineli gadishullit Ilirik Sllobodan Millosheviq. • Do ta mbrojmë Jugosllavinë e mbetur kur mbeti ende vetën Serbia dhe Mali i zi. Madje këtë e thonin me lavdi dhe krekosje që këta janë pasardhës të ish Jugosllavisë. • Do ti i largojmë shqiptarët nga Kosova përtej bjeshkëve që kufizohen më Shqipërinë.

Në emër të kësajë “mbrotje” shkaktojë qindra mija viktima civile të pa fajshëme në Kosovë, Slloveni, Kroaci, Bosnjë. Po e shkruaj të parën Kosovën nga se gjakderdhja, helmimi, dëbimi, burgosja, torturat filluan në Kosëvë pastaj vazhduan në Republikat tjera. Filluan aty ku nuk kishin përfunduar kurrë dhe përfunduan aty ku Jugosllavia humbi emrin e vet jo origjinal nga se nuk ishin vetëm sllavet e jugut në këtë krijesë të quditëshme dhe panevojshëme.

Këta dhampirë ishin të bekuar nga popët serb që janë spiun rus. Që fare nuk kanë etikë morale, nga morali njerëzor. Këta janë ana e kundërt e moralit dhe humanizmit. Që kryejnë porosi të servuara nga Rusia. Projekte të programuara nga gjeopolitika ruse për prodhimin e vuajtjeve në Botë. Serbia është e madhe.

Ky shtet fantom i krijuar më insistimin e Rusisë dhe përkrahjen e aleatëve të sajë, të asaj kohe, prodhon luftëra dhe fatëkeqësi për qytetarët e Gadishullit Ilirik në veçanti dhe qytetrimin evropian e botërorë në përgjithësi. Sipërfaqët tokësore që tani i ka Serbia, janë pasuri të fqinjëve të sajë.

Për deri sa këto pasuri nuk u kthehën pronarëve legjitim; oreksi i dhampirëve serb nuk ndalet. Evropa dhe Bota nuk do të kenë qetësi. Përkëdheljet që Evropa dhe Bota po i bejnë këtij shteti kriminel do të jenë ushqim i oreksit të sëmuar serb. Janë përkëdhelje që i bëhën Rusisë dhe ushqejnë shpresat e sajë për dominim në evropë dhe Botë. • Dhampiri i liruar quditshëm nga Burgu i Hagës Voisllav Sheshel kërkon që të mosë realizohet asnjë kërkesë e BE dhe SHBA, për të siguruar qetësi në Gadishullin Ilirik. Ai shprehët çartë dhe direjtpërdrejt. Serbia nuk guxon të i vejë sanksionet Rusisë!?. • Dhampiri tjetër Vuçiq pëngon kthimin e trupave pa jetë të shqiptarëve të masakruar nga shteti serb ku ky ishte Minister i Informatave. Nuk denojnë veprën e vet kriminale kriminelet. Pengon funksionin shtetin e Kosovës në çdo formë dhe menyrë që mundet në vend të fqinjësisë së mirë dhe kërkimfaljes. • Armiqëson serbet e Kosovës më fqinjët e tyre shqiptarë edhe kështu të armiqësuar më parë, për të prodhuar konflikte të reja, duke i përdorë këta të fundit si material harxhuaes. Nuk e fsheh kënaqësinë time që këta të mos e realizojnë asnjë kërkesë nga BE dhe SHBA, sepse vetëm kështu do të kuptohet Serbia dhe rreziku serb për paqe dhe siguri në BE.

Kosova edhe më tutje nuk po arrinë ta tejkalojë vetvehtën. Janë njerëz që nuk shohin interes të përgjithshëm përtej interesit të vet. Një pjesë e opozitës, e sëmuar për pushtet pëngon unitetin kombëtarë të domosdoshëm për këtë kohë. Në vend që të fillojnë padinë kundër shtetit serb për trafikim të organëve të shqiptarëve së paku në tetë varreza masive të dokumentuara me raportin e ekspertit të OKB, Dr.Mark Skiner. Ata merrën më gjera efemere krejtësisht të pa dobishme dhe fare të pa arsyeshëme për Kosovën dhe kombin shqiptarë në përgjithësi. Ndërsa Kryeministri, Rama bënë lajka, politike më rezoluta të pa nevojshëme.

Kjo padi është hequr fare nga materiali i akuzës, këtë Edi Rama do të duhej ta bënte para se të ngritej akuza. Pse nuk po ngrit padi kundër Dik Martit pasi që ai akuzoj që krimi ishte kryer në Shqipëri. Pse nuk po ngrit akuzë për trefikimin e organëve që e bënë serbet nga Batajnica dhe shtatë varreza tjera masive në Serbi, të verifikuara. Pse po e rehabiliton krimineli Aleksander Vuçiq. Pse po kërkon bashkëpunim më Serbinë mbi varrezat dhe masakrat shqiptare. Pse edhe ky po futët në vallën e kryengritësve dhampir serb; apo është i infektuar nga dhampiret serb?.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Klopp mund të dënohet për protestat ndaj gjyqtarit

Story i radhës

​A keni numrin 3 në datëlindjen tuaj: Këta janë njerëz me një fat të veçantë

Të fundit nga

ShkoLartë