Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ardhshme

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen javën e ardhshme nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet jozyrtare në Bruksel.

Sipas burimeve, data 16 nëntor përmendet si datë e mundshme për takimin mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq.

Kujtojmë se më 26 tetor, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq patën takime të ndara me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.

Ata nuk arritën marrëveshje.

Story i mëparshëm

“Jo më shumë se 3 mijë persona”, publikohen detaje të reja nga marrëveshja për refugjatët: Italia përballon çdo shpenzim

Story i radhës

I denoncuar për shantazh nga modelja Zana Berisha, Prokuroria vendos për rastin e afaristit

Të fundit nga