“Jo më shumë se 3 mijë persona”, publikohen detaje të reja nga marrëveshja për refugjatët: Italia përballon çdo shpenzim

Qeveria ka publikuar detaje të reja për marrëveshjen e nënshkruar me Italinë për refugjatët e paligjshëm, që kanë mbërritur në vendin fqinj.

Në këtë postim paraqiten disa fakte mbi marrëveshjen për menaxhimin e fluksit të migrantëve të parregullt, nga shpenzimet, të cilat përfshijnë çdo kosto të kujdesit shëndetësor dhe çdo kosto tjetër e parashikuar që mund t’i vijë palës shqiptare, deri te afati maksimal i qendrimit të një emigranti.

Disa fakte mbi marrëveshjen me Italinë:

Sipas Nenit 3, Italia merr në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse.

Neni 4 garanton: Italia ngre tërësisht me shpenzimet e saj, strukturat për qendrimin e migrantëve.

Sakaq, Neni 4 garanton kufirin maksimal, jo më shumë se 3000 persona të strehuar në të njëjtën kohë.

Sipas Nenit 6, Italia përballon çdo shpenzim për migrantët e strehuar, përfshirë: çdo kosto të kujdesit shëndetësor, çdo kosto tjetër e parashikuar që mund t’i vijë palës shqiptare,

Neni 9 garanton: Afati maksimal i qendrimit të një emigranti, nuk mund të jetë më i madh se koha e nevojshme për proceduart e azilit/ mbrojtes.

Në përfundim të proceduarave, pala italiane kryen me shpenzimet e saj, largimnin e migrantëve nga Shqipëria.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Belgjika kritikon reagimin e BE-së ndaj konfliktit në Lindjen e Mesme, kërkon nisjen e bisedimeve

Story i radhës

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ardhshme

Të fundit nga