Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin është vënë në epiqendër të kritikave.
Kjo pasi në rrjetet sociale qarkullon një video, ku udhëheqësja e vendit paraqitet tepër alegro në një festë, teksa në sfond dëgjohen biseda për lëndë narkotike, kokainë.
Me sa duket kryeministrja finlandeze ka qenë duke festuar me miqtë e saj, duke konsumuar pije alkoolike, kërcyer dhe kënduar.
Nga video ajo duket se po shijon momentin me shokët dhe shoqet, por kjo nuk i ka pëlqyer aspak finlandezëve, të cilët e kanë “bombarduar” kryeministren me komente negative në rrjetet sociale.
🇫🇮 The Finnish Prime Minister @MarinSanna has come under fire, after a video of her partying was leaked today.
Allegedly, people can be heard in the background talking about cocaine use – but we have been unable to confirm this. pic.twitter.com/o0g4KGQ85a
— TLDR News EU (@TLDRNewsEU) August 17, 2022