kryeministri ne detyre kurti u prit ne takim nga kryeministri i armenise pashinyan 69f76acb3d3ed

Kryeministri në detyrë Kurti u prit në takim nga kryeministri i Armenisë, Pashinyan

May 3, 2026
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim bilateral në Qeverinë e Republikës së Armenisë nga Kryeministri, Nikol Pashinyan.

Në takim, Kryeministri Kurti shprehu falënderim për kontributin e forcave të armatosura armene në kuadër të KFOR-it, Qeverinë Armene për bashkëpunimin gjithnjë në rritje në mes të Armenisë dhe Kosovës.

Poashtu edhe per ftesën për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare “Yerevan Dialogue”.

Bashkëbisedimi u përqendrua në mundësitë konkrete për thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Armenisë, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, investime dhe tregti, si dhe në ndërtimin e urave të qëndrueshme përmes shkëmbimeve akademike dhe kulturore.

Image

Pamje nga takimi
Image

Pamje nga takimi

Kryeministri Kurti falënderoi Kryeministrin Pashinyan për mikpritjen, duke vlerësuar se paqja në kontinentin evropian dhe përtej, ka nevojë për aleancën e demokracive.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kur pritet te mbyllet vendkalimi ilegal ne bit pazar 69f757f3409d9
Lajmi i mëparshëm

Kur pritet të mbyllet vendkalimi ilegal në Bit Pazar?

grisen fletat e votimit nga simpatizantet e salianjit nderpritet procesi i zgjedhjeve 69f76b308b805
Lajmi i radhës

Grisen fletat e votimit nga simpatizantët e Salianjit, ndërpritet procesi i zgjedhjeve

Të fundit nga

ShkoLartë