Kryeministri Kurti vazhdoi bashkëbisedimin me përfaqësues të bizneseve, sot takoi prodhues dhe ndërmarrës të sektorit të metalit

July 21, 2023
min lexim

Në vazhdën e takimeve që Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti po i zhvillon me ndërmarrës të sektorëve të ndryshëm që nga dita e djeshme, sot pas takimit me bizneset nga sektori i plastikës për identifikimin e profileve të nevojshme, bashkëbisedim pati edhe me prodhues dhe ndërmarrës të sektorit të metalit në vendin tonë.

Duke iu uruar mirëseardhje, kryeministri Kurti shprehu kënaqësinë që do të diskutojnë për projektin kryesor të transformimit socio-ekonomik në vendin tonë në kuadër të programit qeveritar e që është sistemi dual i edukimit, pra ndërlidhja e arsimit dhe aftësimit profesional me tregun e punës, përkatësisht me nevojat e planifikimeve për sektorin privat.

Synimi i Qeverisë, siç theksoi kryeministri, është që ta zvogëlojmë koston që këto biznese paguajnë për aftësimin dhe trajnimet e fuqisë punëtore.

Kryeministri potencoi se janë angazhuar që si Komitet Ekzekutiv i Qeverisë së Republikës së Kosovës të japin maksimumin në bashkëpunim me odat ekonomike tregtare, me shoqatat sektoriale dhe me ndërmarrjet aktive për arsimin dual, i cili e ka nisur pilotimin në vitin shkollor 2022/2023, në katër shkolla profesionale, në tri komuna, në katër profile.

Pas fjalës së kryeministrit Kurti, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se falë angazhimit tuaj pro-aktiv është ndihmuar zhvillimi ekonomik, social e mjedisor, dhe transformimi i ekonomisë sonë. Ajo më tej shtoi se Arsimi dhe Aftësimi Profesional, janë mjaft të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit cilësor në vendin tonë, duke vlerësuar se ka hendek në mes të arsimit dhe të kërkesave të tregut për punëtorë të kualifikuar dhe që politika industriale bashkë me politikat arsimore, duhet ta adresojnë këtë hendek dhe për këtë tha ajo jemi duke punuar vazhdimisht.

Edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, falënderoi të pranishmit për mundësinë që iu kanë dhënë nxënësve në kompanitë e tyre, duke përmendur që këtë vit kanë filluar me profilet metalpunues, në Klinë, Ferizaj dhe Prizren, siç tha ajo me besimin që në vitin e ardhshëm do të kemi edhe më shumë komuna që do të kenë të njëjtin profil.

Kujtojmë se vitin e kaluar për herë të parë filloi pilotimi i mësimit dual në katër shkolla profesionale, në katër programe me gjithsej 107 nxënës. Këtë vit pritet që të ketë së paku 800 nxënës më shumë të përfshirë në programe të mësimit dual në 21 shkolla, 13 shumë komuna dhe 12 profile. 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A e Dini Çfarë i Bëjnë Trurit Mendimet Negative?

Story i radhës

Talenti Stiven Shpendi pranë firmës në Serinë A

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë