Kryeministri Kurti premton investime 250 milionë euro në sport

1 minut lexim

Kosova ka arritur ta fitoi organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030.

E për këtë arritje të madhe ka shkruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas rikthimit nga Heraklioni i Greqisë.

Kurti ka shkruar se po kthehen në Prishtinë me kujtime të mira dhe me përgjegjësi të reja e shumë plane investive.

“Nga Heraklioni i Greqisë për në Prishtinë po kthehemi me kujtime të mira, përgjegjësi të reja, e plane të shumta investive. Lojërat Mesdhetare 2030 po i sjellim në Kosovë”.

Tutje i pari i qeverisë kosovare ka shkruar se do të jenë mbi 250 milionë euro investime publike në infrastrukturën sportive për t’i mirëpritur 26 shtete pjesëmarrëse në 23 disiplina sportive.

“Shtatë vjet përgatitje dhe mbi 250 milionë euro investime publike, për t’u bërë nikoqir i 26 shteteve pjesëmarrëse e 23 disiplinave sportive, mijëra atletëve e dhjetëra mijëra turistëve, në ngjarjen më të madhe të sportit në historinë e vendit. Na priftë e mbara”, ka shkruar Kurti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mianmari merr në dorëzim 2 avionë luftarakë “Su-30” nga Rusia

Story i radhës

Atentati në Vlorë/ Dyshohet se ka pasur edhe shkëmbim zjarri! Autorët, vrasës me pagesë

Të fundit nga