Kryeministri Kurti në Forumin Ekonomik Kosovë – Kroaci: Dyert tona janë të hapura për investime të reja

December 13, 2024
1 minut lexim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Kroaci, ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Kosovë – Kroaci.

Kurti tha se kjo ngjarje simbolizon përkushtimin intensiv për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe bashkëpunimit mes të dyja vendeve.

“Kosova është një treg i rëndësishëm që po zhvillohet vazhdimisht dhe ne besojmë se së bashku me Kroacinë do të kontribuojmë në krijimin e vlerave dhe mundësive të reja për ekonominë tonë rajonale dhe globale. Si Qeveri, ne jemi të përkushtuar për të krijuar një mjedis biznesi që është i sigurt, i qëndrueshëm dhe jashtëzakonisht konkurrues”.

“Dyert tona janë gjithmonë të hapura për investime të reja ndërkaq qëllimi ynë është i qartë – ta bëjmë Kosovën një nga tregjet më tërheqëse në Evropën Juglindore. Kosova është treg për kompanitë, por në të njëjtën kohë qeveria jonë do të jetë partneri juaj”, tha Kurti.

Kurti më tej përmendi edhe miratimin e Ligjit të ri për Investimet e Huaja, procesin e krijimit të Agjencisë për Investime dhe Eksporte e veprime të tjera.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës në fshatrat Gajre dhe Lisec dhe në grykat malore Gjavatë dhe Pletvar

Story i radhës

Shqipëria hap kapitullin për Marrëdhëniet me Jashtë! Më 17 dhjetor konferenca ndërqeveritare në Bruksel

Të fundit nga

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e

​Drita kampion vjeshtor i Kosovës

Me ndeshje e zhvilluara në fundjavën që sapo ka kaluar është mbyllur zyrtarisht stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani fitoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, kurse Drita me
ShkoLartë