Kryeministri Kovaçevski sot do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit

November 3, 2022
1 minut lexim

Kryeministri Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të udhëheqë delegacion qeveritar në takimet e liderëve nga Ballkani Perëndimor në kuadër të Samitit për Procesin e Berlinit, i cili po mbahet në Berlin të Republikës Federale të Gjermanisë, transmeton Portalb.mk.

“Në delegacionin qeveritar janë zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani. Në Samit do të mbahen disa seanca, gjatë të cilave Kryeministri Kovaçevski, së bashku me liderët nga Shqipëria, Serbia, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, do të diskutojnë bashkëpunimin rajonal dhe tregjet e përbashkëta rajonale, stabilitetin dhe transformimin energjetik, si dhe perspektivat e procesit të Berlinit dhe çështjet strategjike”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Gjatë Samitit do të nënshkruhen tre marrëveshje rajonale të lëvizshmërisë, të cilat i referohen njohjes së kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor, njohjes reciproke të kualifikimeve të arsimit të lartë për doktorët e mjekësisë, stomatologjisë dhe arkitektëve, si dhe lirinë e lëvizjes me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor.

Fokusi i procesit të Berlinit është përforcimi dhe avancimi i bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor me mbështetjen e Komisionit Evropian. Ky bashkëpunim është në fushën e proceseve reformuese, tregjeve të përbashkëta, njohjes reciproke të kualifikimeve profesionale, lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave dhe duhet të kontribuojë në rritjen dhe zhvillimin e përshpejtuar rajonal ekonomik.

Kujtojmë se, samiti i fundit i Procesit të Berlinit u mbajt më 5 korrik të vitit 2021, nën udhëheqjen e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel.

Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe në asistimin e tyre në procesin e integrimit në BE, proces ky i filluar në 2014, nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Burimi: portalb.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ten Hag tregon se çfarë mendon për Ronaldon

Story i radhës

Sot mbahet samiti i Procesit të Berlinit

Të fundit nga

ShkoLartë