Kryeministri japonez u kërkon ministrave të vazhdojnë sanksionet kundër Rusisë

1 minut lexim

Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida ka riafirmuar angazhimin e tij ndaj sanksioneve kundër Rusisë në përgjigje të luftës në Ukrainë, përcjell Bota sot.

Duke folur për gazetarët, ministri i financave i vendit, Shunichi Suzuki, tha: “Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me G7 dhe komunitetin ndërkombëtar duke ndjekur udhëzimet e kryeministrit dhe do të përgjigjemi në mënyrë të duhur.”

Ministrat nuk diskutuan për ndonjë sanksion të ri, shtoi ai.

Tensioni midis Japonisë dhe Moskës është rritur që kur forcat ruse i shpallën luftë Kievit dhe në fillim të këtij viti Tokio iu bashkua G7 në ngrirjen e aseteve të bankës qendrore ruse.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mblidhet Shtabi i Krizës në Tetovë, Kasami kërkon ndihmën e Qeverisë

Story i radhës

Ronaldo e injoroi keq

Të fundit nga