Kryeministri izraelit lëshohet nga spitali pasi iu nënshtrua operacionit

July 24, 2023
1 minut lexim

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u lëshua nga spitali pasi iu nënshtrua një operacioni mjekësor, transmeton Anadolu.

Zyra e kryeministrit izraelit tha në një deklaratë se Netanyahu ishte shtruar në qendrën mjekësore Sheba në Tel Hashomer.

Në deklaratë nuk përmenden detaje të tjera, por Spitali Sheba lëshoi një njoftim ku theksohet se Netanyahu iu nënshtrua një operacioni “të suksesshëm” të implantimit të stimuluesit kardiak.

Zyra e Netanyahut dje përmes një deklarate njoftoi se takimi javor i kabinetit është shtyrë.

Më pas, mediat izraelite informuan se mbledhja javore e qeverisë u anulua për shkak të operacionit që iu nënshtrua Netanyahu.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Për dalje nga Maqedonia, në pikat kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” pritet gjysmë ore

Story i radhës

Aksident në Ishull-Shëngjin, lëndohen lehtë disa persona

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë