kryeministri britanik ukraina nuk do te anetaresohet se shpejti ne nato 6231f1d045ef4

Kryeministri britanik: Ukraina nuk do të anëtarësohet së shpejti në NATO

March 16, 2022
1 minut lexim

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha të mërkurën se “nuk ka asnjë mundësi që Ukraina të bashkohet me NATO-n së shpejti”.

Johnson tha se e kupton presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili të martën në një video-telefonatë me të dhe përfaqësues të vendeve të tjera në Forcën e Përbashkët të Ekspeditës, shprehu zhgënjimin e tij që Ukraina nuk ishte lejuar të anëtarësohej në NATO.

“Kjo është e vërteta dhe ne thjesht duhet ta pranojmë ashtu siç është”, tha Johnson.

“Kam biseduar me Volodymyr Zelenskyn përsëri dje (të martën) dhe sigurisht e kuptoj atë që ai po thotë për NATO-n. Dhe, të gjithë kanë thënë gjithmonë – dhe ne e kemi bërë të qartë edhe për Putinin – se nuk ka asnjë mënyrë që Ukraina të bashkohet me NATO-n së shpejti”, shtoi Johnson.

Kryeministri britanik tha se vendimet në lidhje me të ardhmen e Ukrainës duhet “të merren nga populli ukrainas dhe udhëheqësi i tyre”, dhe u zotua se Britania do të vazhdojë ta “mbështesë” Zelenskyn.

“Gjëja më e rëndësishme është se agresioni i Putinit, sulmet e tij absolutisht barbare ndaj Ukrainës duhet të ndalen”, shtoi kryeministri Johnson.

Përmes një video-lidhjeje, Zelensky tha të martën se “NATO-ja është aleanca më e fortë në botë, por “disa nga anëtarët e kësaj aleance janë të hipnotizuar nga agresioni rus”.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt dhe Zelensky ka kërkuar disa herë nga NATO-ja që të vendosë zonën e ndalim-fluturimit mbi Ukrainë.

NATO-ja ka refuzuar, duke thënë se një veprim i tillë do të mund ta përshkallëzonte konfliktin në përmasat e një lufte të tretë botërore.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

autoritetet gjermane paralajmerojne rreth perdorimit te antivirusit kaspersky 6231f1ca71f86
Story i mëparshëm

Autoritetet Gjermane paralajmërojnë rreth përdorimit të antivirusit Kaspersky

dalin pamjet keshtu u arrestua elsa lila nga policia italiane 6231f1d40f4b1
Story i radhës

Dalin pamjet: Kështu u arrestua Elsa Lila nga policia italiane

Të fundit nga

Horoskopi i datës 23 maj 2025

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Sot mund të bëni një hap jo konvencional drejt përmirësimit të të ardhurave. Me Uranin që ndikon në sektorin tuaj financiar, jeni të ftuar të rishikoni

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në
ShkoLartë