Autoritetet Gjermane paralajmërojnë rreth përdorimit të antivirusit Kaspersky

Autoritetet Gjermane të sigurisë kibernetike paralajmëruan kundër përdorimit të softuerëve të sigurisë të kompanisë Ruse Kaspersky.

Zyra Federale për Sigurinë e Informacionit (BSI) lëshoi një deklaratë nisur nga konflikti në Ukrainë. Bizneset e Ruse të teknologjisë së informacionitmund të spiunojnë apo të detyrohen të bëjnë sulme kibernetike thoshte autoriteti.

Kaspersky reagoi duke thënë se paralajmërimet janë bërë plotësisht mbi baza politike dhe se nuk kishte asnjë lidhje me qeverinë Ruse.

Vetë BSI nuk ka bërë asnjë akuzë konkrete ndaj produkteve Kaspersky por tha se konflikti në Ukrainë dhe kërcënimet e Rusisë ndaj Bashkimit Evropian, NATO dhe Gjermanisë mund ti ekspozojë vendet Evropiane ndaj sulmeve kibernetike.

Në 2017-ën presidenti Amerikan Donald Trump nënshkroi një ligj që ndalonte përdorimin e softuerëve Kaspersky nga autoritetet shtetërore.

Menjëherë pas paralajmërimit të BSI, ekipi i futbollit Eintracht Frankfurt tha se kishte komunikuar me Kaspersky tha shkëputur marrëdhënien e sponsorizimit me ta.

“Si një kompani globale dhe private, nuk kemi asnjë lidhje me asnjë qeveri, Ruse apo e huaj. Siguria dhe integriteti i shërbimeve tona si dhe praktikat inxhinierike janë konfirmuar nga kompani analitike të pavaruara,” tha Kaspersky. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Selami dhe Shabani: Bashkpunimi mes dy Institucioneve në këtë kohë krize ekonomike shumë i rëndësishëm

Story i radhës

Kryeministri britanik: Ukraina nuk do të anëtarësohet së shpejti në NATO

Të fundit nga