Kryemercenari i Serbisë dhë Rusisë, fatkeqësisht në krye të Qeverisë së Shqipërisë

min lexim

Ky kopil i kombit shqiptar, siç paraqitet, por me asgjë shqiptare, iu bashkëngjit me dashuri, respekt e përkushtim Vuçiqit, xhelatit i cili mori pjesë aktive në, dëbimin, poshtërimin, përdhunimin dhe asgjësimin e shqiptarëve me Millosheviçin, zbatues i politikave gjenocidale shekullore ndaj popullit shqiptar të Dardanisë sipas pamfletit të “Naçertanies”.

Trinomi famëkeq me emra shqiptar, Edvin Kristaq Rama, Hashim Thaçi e Ali Ahmeti, me vullnet iu bashkëngjiten nismave dhe akteve, denigruese, destabilizuese, ndarëse e shkatërruese të kombit në përgjithësi dhe asaj të Dardanisë në veçanti, duke ua futur thikën pas shpine, duke tentuar për ta ndarë e copëtuar atë sipas apetiteve gllabëruese serb, duke e injoruar si shtet dhe duke tentuar për ta paraqitur si dele të zezë dhe “përçarëse e destabilizuese” të Ballkanit dhe Evropës.

Me nisma, që nga fusnota, nënshkrimin e Marrëveshjes për themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duke hyrë në bisedime, her të fshehta e pastaj edhe publike me iniciativën rreth korrigjimit të kufijve- ndarjes së pjesëve më vitale të veriut që nga viti 2016, me hapjen e hartave në Shtëpinë e Bardhë anipse duke e mohuar, por të fotografuar dhe vërtetuar nga vetë Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Donald Trump, John Bollton, i cili e shkroi edhe librin “ Aty ku ndodhi”.

Me gërshërë e harta, doni t’ia plotësoni orekset e Serbisë se, çka duhet dhënë për të arritur marrëveshje duke tentuar qe ta amnistojnë atë nga gjenocidi, ndërsa vetën për t’i shpëtuar akuzave të rënda për krime- vrasje ndaj shqiptarëve, të cilat pritet që Gjykata Speciale e vetëvotuar nga Parlamenti i Dardanisë, bile edhe me agjitimin e ish-presidentit, falje e një pjese të territorit Malit të Zi, gjoja për liberalizim të vizave dhe akte tradhtie, të cilat duhet të hetohen, të debatohen në Parlament dhe ndëshkohen bartësit e tyre.

Kulminacioni i këtyre argatllëqeve në favor të Serbisë, u arrit me iniciativën rreth ngrehinës ruso-serbe, Ballkani i hapur që për qëllim e ka favorizimin e Serbisë dhe Rusisë, për të krijuar diçka jashtë ingerencave dhe kontrollit të Bashkimit Evropian, pra, një kancer sipas ideeve ruso-serbe me pëlqimin dhe ndihmën, fatkeqësisht të udhëheqësve shqiptar.

Anashkalimi dhe mos respektimi i Dardanisë si shtet sovran dhe i pavarur që është edhe qëllimi i Serbisë, e cila, qëllimisht po i ikë në mënyrë perfide që ta plotësoj kushtin, së pari njohje reciproke ndërkombëtarisht obliguese për palët për të qenë të barabartë si shtetet tjera dhe, assesi jashtë kornizave të Procesit të Berlinit që nënkupton se, kontrollin, mbikëqyrjen e zbatimin e politikave dhe prioriteteve zhvillimore të orientohen në mënyrë të barabartë sipas nevojave dhe kërkesave të shteteve veç e veç e jo sipas diktatit dhe kontrollit të Serbisë.

Shihet qartë, por edhe në bazë të deklarimit të Vuçiqit se, udhëheqja me Ballkanin e hapur, do t’i besohet Edvin Kristaq Ramës, antishqiptarit të përbetuar në bashkëpunim me trinomin famëkeq i lartcekur dhe, çka është e befasishme se, si u gjinden sorosët, babë e birë dhe në çfarë cilësie në Samitin e Ohrit, kur Dardania e bojkotoi me arsye si palë jo e barabartë, do të thosha edhe jo e dëshiruar.

E Kristaqi, si reagoi? Ashtu siç i tha miku i tij e armiku i shqiptarëve, Vuçiqi duke deklaruar se të gjithë janë të “mirëseardhur”. O Zot.

Në historinë tonë kombëtare nuk shënohet një rast i këtillë tradhtie e hapur dhe pa kurrfarë turpi, ndjenjave kombëtare, në shërbim të Serbisë, qoftë edhe Esat Pashë Toptanin të cilin e marrim si shembull për këso lloj tradhti por, ja që po mbetet në harresë sepse, tejkaluesit e tij erdhën në pushtet për të tretën herë “me votën e lirë e të pa kontrabanduar” me para të drogës dhe, përsëri heshtet nga vëllezërit përtej kufiri, shtet që me shekuj e quajtëm, amë.

Esat Pashë Toptani, bile edhe ka luftuar një kohë por, nuk mundi t’i rezistojë kurtheve serbe dhe apetiteve për pushtet dhe kapital, duke falur pjesë të Shqipërisë ne marrëveshje me Nikolla Pashiqin.

Respekti dhe dashuria i kryeministrit, fatkeqësisht të shtetit amë Shqipërisë ndaj Vuçiqit dhe Serbisë karshi udhëheqjes dardane, është diçka që as nuk kuptohet as pranohet e as që durohet.

Gjatë vizitave të Vuçiqit në Shqipëri, mbulohet busti i Adem Jasharit sepse po e shqetësuaka atë dhe do të ndihej jo i mirëpritur.

Këto simptome të tradhtisë ndaj kombit, favorizimi i elementit serb, qoftë shtetëror apo të nivelit tjetër, datojnë që një kohë të gjatë.

Nga dorëzimi i çelësit të Tiranës këngëtarit shovinist serb, Goran Bregoviqit si kryebashkiak deri te manifestimi “birra e Korçës” duke anashkaluar këngëtar/re me renome botërore dhe tani më Ballkanin e hapur, që, qartë shihet se ky njeri është komplet në anën e armikut të pa përmirësuar, Serbisë, e cila në baza ditore e kërcënon, provokon, shantazhon Dardaninë duke u sjellur si viktimë, por edhe si “njeriu i paqes”. Kristaqi, heshtë.

Miqësinë e ngushtë më Rusinë dhe Serbinë, edhe njëherë e vërtetoj diktatori dhe xhelati i popullit ukrainas, Vladimir Putin, duke e uruar presidentin e sapo zgjedhur shqiptar Bajram Begaj, siç shihet produkt i Edvin Kristaq Ramës, edhe pse i preokupuar rreth okupimit, ushtrimit të veprimeve gjenocidal ndaj popullit fqinjë të Ukrainës, nuk e harroi një shtet të vogël, por aleat të besueshëm i tij por, i cili, mund t’ia bëjë sherrin e madh popullit dhe kombit të tij sikur kjo, në anën serbo-ruse.

Po këtij xhelati, diktatori dhe shkatërruesi të njerëzimit, nëse nuk ndalet, një ftesë mirëseardhëse, ia pat bërë edhe Hashim Thaçi që ta vizitojë Dardaninë( Kosovën) por që “fatkeqësisht” ndodhën gjëra të pa pritura: nikoqiri shkoi në Hagë ndërsa, “mysafiri” i nxanun duke e luftuar “racizmin ukrainas ndaj pakicës ruse”, nuk u realizua.

Nëse Parlamenti Shqiptar nuk e votoi Rezolutën kundër gjenocidit serb mbi Srebrenicën, nuk votoi kundër gjenocidit serb mbi pjesën tjetër të kombit, nën diktatin dhe dirigjimin e kryeministrit që e quan vetin shqiptar, a duhet të shpallet person non grata, si nga B e H, po ashtu edhe nga Republika e Dardanisë.

Ky, i cili e mohoi heroizmin dhe sakrificën e Familjes Jashari, e cila i humbi mbi 56 (anëtar të familjes, në mesin e tyre edhe fëmijë), si do t’u dal para syve prindërve të kësaj familje dhe të atyre të cilët ende presin mëshirën e Vuçiqit, mikut të shpirtit të Kristaqit të cilëve ende i mban diku në varrezat masiv që “nuk po dinë se ku gjinden”, hiq kufomat e djegura nëpër lumenjtë dhe shkritoret e Serbisë, si mund të anashkalohet dhe mos të dënohet me ndëshkimin më të lartë ndaj këtyre akteve antinjerëzore e antihumane, shembull i pa parë, dëgjuar e lexuar.

Pyetje publike, në rënd të parë Partisë Socialiste, trashëgimtare e Partisë së Punës së Shqipërisë, atëherë me në krye Enver Hoxhën, xhelatin e popullit të tij, sot me në krye, Edvin Kristaq Ramën, se, a pajtoheni me sjellje të këtilla të udhëheqësit tuaj partiak e shpirtërorë dhe njëherit, kryeministrit të një shteti shqiptar, i cili e injoron gjenocidin serb ndaj vëllezërve të tij, nëse ende i konsideroni vëllezër?

Nëse po, a do të thotë se shqiptarët e Dardanisë nuk mund të llogarisin në juve.

Megjithatë, unë ende mendoj se, në Shqipëri, ka pasur dhe ka nacionalist e atdhetar, por që duhet të ngritën dhe këtë pjesë të kombit ta pastrojnë e shpëtojnë me fytyrë nga të pafytyrët, mercenarët dhe tradhtarët me damkë sikur këta që i ceka në fillim të këtij shkrimi.

Që nga dita e mosvotimit të Rezolutës kundër gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Dardanisë në Parlamentin Shqiptar, kurrë në jetë nuk jam ndier më i turpëruar, i zhgënjyer dhe i poshtëruar, se në mesin e kombit tonë ende paskemi këso lloj monstrumi.

A duhet të hezitojë që dikuj t’i them se jam shqiptar pas kësaj që po ndodhë në kombin tim?!

New York

11 qershor 2022

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ahmeti: 23 vjet nga triumfi i kauzës sonë të pastër si loti

Story i radhës

Përplaset automjeti duke ikur nga policia greke: vdes një migrant, 17 të plagosur

Të fundit nga