Kryemadhi: Sulmet e Rusisë cënim i paqes, ministria e Bujqësisë duhet të ketë plan për furnizimin me ushqim

February 24, 2022
min lexim

schedule15:18 – 24 Shkurt, 2022

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në Kuvend këtë të enjte ka folur në lidhje me situatën agresive të krijuar mes Ukrainës dhe Rusisë në orët e fundit.

Kryemadhi në fjalën e tij është shprehur se Komisioni për Politikën e jashtme në vendin tonë duhet që të ketë një deklaratë të përbashkët ku tregohet në mënyrë të qartë qëndrimi i politikës sonë në këtë drejtim dhe të tregojmë se jemi dinjitoz.

Kryemadhi ndër të tjera ka theksuar se Ministria e Bujqësisë duhet që të jetë në gjendje që të  ketë planin emergjent për furnizimin me ushqim, duke pasur parasysh se Serbia një ndër furnizuesit kryesorë është Serbia që përkrah Moskën.

“Sulmet e Rusisë në Ukrainë janë një cënim i paqes jo vetëm në Evropë por edhe në Botë është një kërcënim jo vetëm për jetën, paqen por shumë shpejt jam e bindur që do të prekin edhe ekonominë Shqiptare dhe sigurinë. Politika shqiptare duhet të ketë një mesazh të qartë për të gjithë se jemi kundër sulmeve të Rusisë në Ukrainë, por do të ishte domethënë se që komisioni i Politikës së Jashtme të kishte një pozicion të qartë të qëndrimit të Shqipërisë.

Qëndrimi i Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe për të qenë pjesë e BE duhet të jemi dinjitoz në qëndrimin tonë. Ministria e Bujqësisë dhe komisioni i emergjencave duhet të jenë në gatishmëri pasi duke pas parasysh se një pjesë të madhe të ushqimeve i marrim nga Serbia dhe duke pasur parasysh suportin e tyre. Në momente të caktuara ngelim në sekonda të fundit siç ndodhi në rastin e Kosovës ku nuk kishim as jorganë dhe dyshekë për vëllezërit”, ka thënë Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së ndër të tjera ka komentuar edhe komisionin Hetimor për Inceneratorët ku është shprehur se nuk është gjë tjetër veçse fasadë që i bëri reklamën më të lirë një ditë më parë Ramës në dëshminë  e tij.

Mjaftuan që të dëgjonim 10 orë batuta të kryeministrit në Kosmisionin Hetimor për Incineratorët që ishte reklama më e lirë që i ka kushtuar kreut të qeverisë në atë komision që unë kam thënë se është një amnistues i aferës së inceneratorëve që mbulon krimin që ka ndodh në të. Ne kemi bërë një hetim dhe e kemi dërguar dosjen në SPAK. Nuk ja kaloni dot engjëll Agaçit me ligje, por gjykoni paratë pas. Nuk është vetëm Lefter Koka por janë shumë të tjerë të përfshirë në të, dhe koka është vetëm kryeministri Edi Rama ku zoti Peleshi ka qenë zv.kryeministër dhe ka firmosur çdo vendim qeveria”, ka thënë ajo./

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kosova: Jemi gati të ofrojmë ndihmë ushtarake kundër Rusisë

Story i radhës

RMV / Bilanci i 24 orëve me Kovid 19

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë