Kryemadhi i përgjigjet akuzave të medias austriake: Sponsorizim nga Gugallja dhe Mërtiri, jetojnë në Vjenë

May 16, 2022
min lexim

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar ndaj akuzave të ngritura nga një media austriake, sipas së cilës ajo dhe presidenti Ilir Meta kishin paguar 700 mijë dollarë për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Donald Trump, në janar të vitit 2017.

Kryemadhi u shpreh se artikulli i medias ‘Kronen Zeitung’ është i rremë dhe produkt i sponsorizuar nga grupi i inceneratorëve, Stela Gugallja dhe Mirel Mërtiri, të cilët sipas saj jetojnë në Vjenë.

“Është një fletushkë. Që nuk merr përsipër as të vendosë emrin e artikullshkruesit. ‘Grupi i Vjenës’, ku Stela Gugallja, Mirel Mërtiri, grupi i inceneratorëve që jetojnë në Vjenë, paguajnë para të shtrenjta për qiratë. Të subvencionuara dhe të nxitura nga zyra e kryeministrit Edi Rama. Në grahmat e fundit të një sulmi që mund të ndodhë së shpejti sepse dosja e inceneratorëve po pasurohet…”, u shpreh Kryemadhi. Ajo lëshoi edhe akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

“Unë vazhdoj t’i bëj thirrje përsëri grupit të Vjenës që të vazhdojë të kërkojnë sepse do të bëjë shumë mirë se mjaftojnë të kthejnë në lojë Monikën akoma më shumë. Çdo ditë që ne flasim, çështja e inceneratorëve do të pasurohet me dokumente të tjera me firmë dhe me vulë. Pse e them këtë? E them këtë për shkakun se çështja e inceneratorëve, sado që Rama të bërtasë, e dëgjuat sot besoj kryeministrin që bërtiste që do të verifikonte jetën e luksit të shqiptarëve që kanë paga minimale. Harron Rama që shqiptarët sot pjesa më e madhe e tyre vishen me rroba të përdorura, është një nga bizneset më të zhvilluara, më shumë se buka që hanë shqiptarët. Dhe tjetra, unë po i bëj thirrje përsëri, është një çift nga Rubiku që kompania e inceneratorëve i ka dhënë 9 milionë dollarë në 1 vit me paratë e koncesioneve, me paratë e shqiptarëve, ku vetëm evazioni fiskal është 1.8 milionë dollarë, për të thonë që të gjitha kompanitë e Stela Gugallja dhe Klodin Zotos është 25 milionë euro. Ky është evazioni fiskal, kjo është paraja e shqiptarëve me të cilat paguhen shkrime nëpër këto fletushkat e mediave të ndryshme. Nuk ka asnjë lloj problemi, përkundrazi bëhemi të famshëm kudo që jemi. I them zotit Rama, ato para që  paguan për shkrimet kundër Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës do të ishte shumë më mirë t’ia jepte ndonjë socialisti të papunë të cilëve u ka dalë shpirti duke mbledhur vota për grupin e inceneratorëve të Edi Ramës”, tha Kryemadhi për Syri.net

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Borrell: Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, ne e përkrahim

Story i radhës

Dorëzohet Arsenal, ia lëshon pozitën e katërt Tottenhamit – mposhtet në ndeshjen vendimtare

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë