Dorëzohet Arsenal, ia lëshon pozitën e katërt Tottenhamit – mposhtet në ndeshjen vendimtare

Arsenal ka çuar dëm mundësinë për t’u rikthyer në top katërshe para xhiros së fundit në Premier Legaue.

‘Gunners’ janë mposhtur 2:0 nga Newcastle dhe në xhiron e fundit do të futen nga pozita e pestë.

Skuadra e Mikel Arteta u thye fillimisht në minutën e 55’ kur Ben White dërgoi topin në rrjetën e tij.

Shpresat u shuan në minutën e 85’ me golin e shënuar nga Bruno Guimares, i cili edhe i humbi pozitën e katërt skuadrës së Arsenal.

Londinezët mbeten me 66 pikë në pozitën e pestë, me dy pikë më pak sesa Tottenhami që është në pozitën e katërt.

E vetmja shpresë e Arsenal për Champions League është humbja e Tottenham dhe fitorja e tyre në xhiron e fundit.

Newcastle në anën tjetër me këtë fitore shkon në 46 pikë për pozitën e 12 në tabelë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kryemadhi i përgjigjet akuzave të medias austriake: Sponsorizim nga Gugallja dhe Mërtiri, jetojnë në Vjenë

Story i radhës

Juventusi barazon me Lazion

Të fundit nga