Kryediplomatja gjermane dhe ai britanik i shkojnë në zyrë Netanyahut

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pritur në takim ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron.

Të dy kryediplomatët kanë qëndruar në zyrën e kryeministrit izraelit në Jerusalem, raporton CNN.

Kjo zyrë ka thënë se Netanyahu ka falënderuar të dy qeveritë për “mbështetjen e pamatë dhe për qëndrimet e këtyre vendeve në mbrojtje kundër sulmit të paprecedentë të Iranit mbi shtetin e Izraelit”.

Netanyahu ka adresuar gjithashtu shpërndarjen e ndihmave humanitare që shkojnë në Gaza dhe vazhdimin e luftimeve atje.

“Kryeministri hodhi poshtë pretendimet e organizatave ndërkombëtare për urinë në Gaza dhe tha se Izraeli shkon përtej çështjes humanitare”, shtoi zyra e Netanyahut.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Eliminim me përmbysje nga PSG, flet portieri i Barcelonës

Story i radhës

​Shumica e shkollave në veri refuzojnë të shërbejnë si qendra votimi, vetëm 10 të qasshme

Të fundit nga