Kryediplomati turk takon homologun e tij kinez në Ankara

July 26, 2023
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan, u takua homologun e sapoemëruar kinez Wang Yi në kryeqytetin Ankara, raporton Anadolu.

Vizita erdhi një ditë pasi Wang mori postin e ministrit të jashtëm kinez, pas shkarkimit të paraardhësit të tij Qin Gang, i cili nuk u pa në publik për një muaj.

Fidan dhe Wang diskutuan marrëdhëniet dypalëshe gjatë takimit. Në agjendë ishin edhe zhvillimet rajonale dhe globale.

Më vonë gjatë ditës, kryediplomati kinez Wang do të pritet edhe nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan në kompleksin presidencial në Ankara.

Vizita e ministrit Wang ishte planifikuar përpara rizgjedhjes së tij si ministër i jashtëm. Ai shërben gjithashtu si drejtor i zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.

Zyrtarët kinezë njoftuan javën e kaluar se Wang do të udhëtonte në Türkiye si pjesë e një turneu ku janë paraparë vizita edhe në Nigeri, Kenia dhe Afrikë të Jugut pas takimit të grupit BRICS në Johanesburg.

Marrëdhëniet diplomatike midis Türkiyes dhe Kinës u vendosën në vitin 1971. Marrëdhëniet dypalëshe u ngritën në nivelin e “bashkëpunimit strategjik” në vitin 2010.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga Qeveria 22 automjete të reja për nevojat e Ndihmës së Shpejtë

Story i radhës

Kuqezinjtë zyrtarizojnë largimin e mbrojtësit drejt Spanjës

Të fundit nga

ShkoLartë