Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billström, ka uruar 29 Tetorin, Ditën e Republikës së Türkiye-s, dhe ka theksuar se kundër terrorizmit veprojnë së bashku me Türkiye-n, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në ambasadën e Türkiye-s në Stockholm u mbajt një pritje me rastin e 99 vjetorit të themelimit të Republikës së Türkiye-s.
Në recepsionin e mbajtur nën organizimin e ambasadorit të Türkiye-s në Stockholm, Yönet Can Tezel, morën pjesë kreu i parlamentit suedez Andreas Norlen, ministri i Jashtëm Tobias Billström, ministri i Mbrojtjes Pal Jonson, atasheu i lartë ushtarak, koloneli Şenol Nazikkol dhe shumë diplomatë dhe shefa të misioneve.
Ministri Billström në fjalimin e tij uroi 99 vjetorin e Republikës së Türkiye-s, duke theksuar se dëshirojnë të bëjnë bashkëpunime në shumë fusha me Türkiye-n.
“Kundër terrorizmit veprojmë së bashku me Türkiye-n. Shpresojmë se vitin e ardhshëm Suedia të ketë hyrë në NATO dhe 100 vjetorin e Republikës ta festojmë këtu sërish me aleatët tanë”, tha ai.
Ambasadori Tezel në fjalimin e tij tha se do të bëjnë përpjekje për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Suedisë dhe Türkiye-s.
Burimi: GAZETA.MK