Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko, i cili është larguar nga qyteti ka folur për BBC.
Ai thotë se shkatërrimi i infrastrukturës kritike të qytetit në fillim të pushtimit ishte i mirëkoordinuar.
Ai pretendon se “tradhtarët” ua kaluan koordinatat forcave ruse që herët, raporton BBC, përcjll Bota sot.
“Ata dinin se ku të granatonin. Kishte shumë tradhtarë që jepnin koordinata. Gjithçka që kishim, gjithçka që konsiderohet infrastruktura kritike e qytetit, u shkatërrua në shtatë ditët e para.
“Ka 15 furnizime me energji në qytet. As kryetari i bashkisë nuk e dinte se ku ishin të gjithë. Dhe ata e dinin dhe brenda një jave i shkatërruan të gjitha 15. Qyteti mbeti pa dritë,” thotë ai.
Pikat e ujit, linjat e komunikimit dhe magazinat që ruanin ushqime dhe ilaçe ishin gjithashtu në shënjestër, thotë Boichenko.
Ai akuzon “tradhtarët” se janë deputetë të këshillit të qytetit nga partia pro-ruse “Platforma e opozitës – Për Jetën”. Ata tani sundojnë qytetin nën pushtimin rus, thotë ai.
BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e tij.