Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë edhe tri çkyçje të konsumatorëve që ishin duke e shfrytëzuar ilegalisht ujin e pijshëm.
Sipas ujësjellësit të kryeqytetit, në Bardhosh të Prishtinës, uji i pijshëm po shpenzohet pa mëshirë, gjë që ka çuar në tri çkyçje për dy orë.
Kujtojmë se aksion kundër kyçjeve ilegale në Bardhosh, KRU “Prishtina” ka bërë edhe ditëve të fundit.
Këto ishin pamjet nga vendi i ngjarjes.