KRU “Mitrovica”: Furnizimi me ujë është stabil, por ende të mos përdoret për pije

December 7, 2024
1 minut lexim

Kompania rajonale ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se furnizimi me ujë të papërpunuar nga kanali i Ibër Lepencit është stabil.

Por, bën thirrje që uji të mos përdoret për pijë deri në njoftimin e IKShPK-së, duke shtuar se uji të përdoret vetëm për higjienë.

“Ju njoftojmë se furnizimi me ujë të papërpunuar nga kanali “Ibër Lepenac” është stabil, andaj furnizimi me ujë për konsumatorët është kthyer në normalitet.

Kjo do të thotë se ne kemi anuluar kufizimet e ujit që kemi vendosur më parë. Uji, ende të mos përdoret për pije deri në raportin e IKSHPK. I njëjti të përdoret vetëm për higjienë”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Deri në fund të ditës reshjet do të ndalen, nga nesër pasdite do të ketë reshje të reja, më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore

Story i radhës

Konventa e Bernës: Keqardhje për vijimin e punimeve në aeroportin e Vlorës

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë