KRU “Hidrodrini” zbaton një sistem të ri të ujësjellësit dhe kanalizimit në sheshin e Pejës

October 18, 2024
1 minut lexim

Ekipet e specialistëve të KRU “Hidrodrini”, po punojnë me përkushtim në zbatimin e një sistemi të ri të ujësjellësit dhe kanalizimit në sheshin qendror të qytetit të Pejës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, KRU “Hidrodrini” ka njoftuar për realizimin e disa detyrave të rëndësishme në sheshin e Korzës.

Sistemi i ri i ujësjellësit dhe kanalizimit në sheshin qendror të qytetit të Pejës/ Foto nga KRU “Hidrodrini”, facebook

Postimi është shoqëruar me fotografi që ilustrojnë punën e specialistëve dhe inxhinierëve të angazhuar në këtë projekt.

KRU “Hidrodrini” thekson se ekipet e tyre janë duke punuar për të përmirësuar sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit, duke ofruar një shërbim më të mirë për qytetarët.

Punimet në sistemin e ri/ Foto nga KRU “Hidrodrini”, facebook

“Ekipet e specialistëve të KRU ‘Hidrodrini’-Pejë, punonjës e inxhinierë nga sektori i sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimit në zbatim dhe përmbushje të detyrave në sheshin e Korzos në qendër të Pejës”, kanë shkruar ata.

Ky projekt ka si qëllim përmirësimin e infrastrukturës ujësjellës dhe kanalizimit, duke siguruar një furnizim më të qëndrueshëm dhe efikas me ujë për banorët dhe bizneset e zonës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

LDK ia merr një asambliste në Prizren partisë së Ramush Haradinajt

Story i radhës

Detaje të reja rreth natës së parë të BBVK 3

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë