Pas masave të miratuara të qeverisë kundër krizës, sot Komisioni Rregullator i Energjisë pritet të prezantojë çmimet e reja të benzinës dhe derivateve të naftës.
Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjet për TVSH-në dhe akcizat, kështu që sot ERC do të mblidhet për të rregulluar çmimet e derivateve sipas këtyre ndryshimeve. Akciza e derivateve ulet nga 1,2 denarë në 4,7 denarë, ndërsa TVSH-ja ulet nga 18 në 10 për qind.
Sipas këtyre drafteve, pritet ulje e çmimeve të benzinës për 6,5 denarë dhe të naftës për 9 denarë. Kjo do të thotë se nga mesnata çmimi i Eurosuper 95 duhet të jetë rreth 86 denarë, Eurosuper 98 – 88 denarë, ndërsa çmimi i dizelit rreth 88 denarë.