Mbappe do të nënshkruajë me Realin në javën e ardhshme

Kylian Mbappe sipas të gjitha gjasave do të jetë pjesë e Real Madridit nga sezoni i ardhshëm.

Ylli francez do t’i bashkohet madrilienëve si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germainin skadon më 30 qershor të këtij viti.

“Marca” ka raportuar se marrëveshja për kalimin e Mbappes në “Santiago Bernabeu” do të bëhet zyrtare në javën e ardhshme.

Sipas mediumit spanjoll, 23-vjeçari pritet të nënshkruajë me “Los Blancos” para të premtes.

Ish-sulmuesi i Monacos te Real Madridi do të fitojë 25 milionë euro në sezon.

Kylian Mbappe gjithashtu do të marrë një bonus nënshkrimi mes 60 dhe 80 milionë eurove. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

KRRE sot do të prezantojë çmimet e reja të derivateve

Story i radhës

Çmenduri, guxim apo thjesht vulgaritet: Blogerja e famshme bëhet virale për shkak të veshjes

Të fundit nga