Kroos refuzon rinovimin

1 minut lexim

Mesfushori gjerman Toni Kroos nuk ka pranuar rinovimin me Real Madrid dhe duket se ka ardhur momenti te provoje dicka ndryshe. Ai ka një opsion interesant për të vazhduar karrierën e tij në Premier League angleze.

Interes për transferimin e yllit 32-vjeçar të kombëtares gjermane tregon Manchester City. Sipas Todofichajes, nismëtar i nënshkrimit të mesfushorit me përvojë është Josep Guardiola.

Kroos ka shtyrë negociatat me Los Blancos për një kontratë të re, e cila do të përfitojë nga Manchester City. Britanikët synojnë të bëjnë një ofertë për Kroos këtë verë. Real Madridi, nga ana tjetër, mund ta shesë lojtarin për të mos e humbur atë falas vitin e ardhshëm.

Kontrata aktuale e Tonit me klubin Mbretëror skadon në fund të qershorit 2023. Çmimi në treg është 20 milionë euro. Ai mberriti te skuadra blancos 7 vite me pare dhe ka fituar gjithcka qe mund te fitohet.

Nderkohe, City do tentoje te shese disa lojtare dhe mes tyre edhe Bernardo Silva. Barcelona e kerkon por  do të duhet të paguajë 85-95 milionë euro për mesfushorin e Manchester City, Bernardo Silva, raporton Diario Sport, duke cituar gazetarin Javi Torres.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zelensky, optimist për lajmet nga Brukseli

Story i radhës

Tetë punonjës shëndetësorë përballen me gjyq për ‘vrasje nga pakujdesia’ për vdekjen e Maradonas

Të fundit nga