Afër një çerek shekulli pas çlirimit gjendja materiale e mësuesve tanë është jo e mirë. Bashke me klasën tonë punëtore, ata e ndajnë fatin e këtij nën qielli. Pakënaqësia nga paga e vogël rritej edhe me shumë nga dallimi i madh ndërmjet pagave, mëditjeve dhe përfitimeve tjera në shtetin tonë, veçanërisht nga klasa jonë politike. Pakënaqësisë dhe mllefit te grumbulluar nder vite i kontribuuan edhe mungesa e sigurimeve shëndetësore, mungesa e ligjit te pagave, politizimi i tejskajshëm i shkollave etj. Kështu për dekada te tëra, greva u bë pjesë e pandashme e fillim viteve shkollore. Ne vijimësi te kësaj “tradite” sindikale u paralajmërua edhe greva aktuale.
Në dramën e grevës se paralajmëruar, një akt e luajti edhe qeveria me vonesën e tejskajshme te përpilimit, publikimit dhe procedimit te projektligjit te pagave, duke i kontribuar kështu pakënaqësisë se mësuesve. Akti tjetër është kërcënimi i ministrit me ndalje te pagave qe i pezmatoi grevistet dhe i bëri aktor tashmë te dukshëm liderët opozitar. Zjarrit te grevës natyrisht qe i fryu opozita, ndihmën e se cilës jo natyrshëm e kërkoi krye sindikalisti, dhe për me tej greva vazhdon acarueshëm.
Dhe, munguesi i madh (ligji i pagave), tashme u shfaq ne horizont. Edhe pse i vonuar, projektligji i propozuar duket se i plotëson arsyeshëm kërkesat e mësuesve, duke zvogëluar diferencat me koeficientet maksimal. Madje aty parashihet rritje edhe me e madhe se ç‘kërkojnë sindikalistet grevist. E kur kësaj i shtojmë edhe pakon e qeverisë, atëherë kreu grevist duhet te mjaftohet me garanci rreth përshpejtimit te ligjit te pagave. Ndërsa në te kundërtën do te lakuriqësohet dëshira politike e mos pushimit te grevës dhe tej zgjatjes se saj.
Me fjalët e një fëmije te renditura në vargjet e një poeti: “unë në shpi e ti në grevë për ca lek më shumë/ të lutem mos me braktis, se s’kam faj un” .