Drejtori sportiv i klubit të futbollit Shakhtar Donetsky, Dario Srna, me udhëtarët që pasur në makinë, ka përjetuar ferrin më të madh në jetën e tij.
Ata treguan ferrin e ikjes nga Ukraina, ku po zhvillohet luftë e madhe pas agresionit të Rusisë. Kroatët janë më në fund të sigurt.
“Kemi ngasë makinën 24 orë, nuk jemi ndalur 1000 kilometra. Dita më e gjatë në jetën time”, tregojnë kroatët për mediumin kroat “24 sata”.
Pas Dario Srna dhe Ognjen Vukojeviq, nga Ukraina u larguan edhe trajneri Igor Joviceviq dhe lojtarët Neven Qurasek dhe Lovro Cvek. Ata arritën në Rumani dhe me ‘një frymë’ udhëtuan 1000 kilometra drejt vendit të sigurt.