Kriza në Ukrainë ndërlidhet edhe me sigurinë e Ballkanit!

February 14, 2022
min lexim

Bota po përballet me një ndër krizat më të mëdha të sigurisë gobale që nga Lufta e Dytë Botërore. Kemi shkruar edhe më parë se siguria globale dhe rendi botëror po rrezikohet përmes krizave më të ndryshme qoftë të aspektit politikë diplomatikë si dhe nga aspiratat e super fuqive botërore për ta ndryshuar bilancin e forcave gjeopolitike dhe gjeostrategjike për interesat e tyre për dominim në botë. Kjo më së miri po shihet këto ditë kur Rusia e përkrahur nga Kina po e kërcënon Perëndimin dhe aleancën Veri-Atlantike të NATO-s. Nuk mbahet mend që nga Lufta e Dytë Botërore këto dy superfuqi të aktivizojnë arsenal të paimagjinueshëm të armatimit deri tek kërcënimi edhe me armatim bërthamor.

Në këto rrethana shumë dramatike që po ndodhin rreth Ukrainës dhe ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë, shtetet e Ballkanit mund të shndërrohen në një bure baruti, të cilit nuk do t’i dihet fundi. Rusia vite me radhë po mundohet që interesat e saj strategjike t’i realizojë duke e përdorur Serbinë si aleate e cila tani më dihet se është faktori më destabilizues në Ballkan. Nëse situata në Ukrainë përshkallëzohet deri tek lufta, rreziku për të shpërthyer ndonjë konflikt i ri është padyshim Republika e Bosnjës, Republika e Mali të Zi e posaçërisht Republika e Kosovës po kërcënohet vazhdimisht nga Serbia e cila ka pretendime për ta pushtuar Kosovën.

Faktori destabilizues ruso-serb është prezent vite me radhë përmes qendrës “humanitare” ushtarake e cila është bazë e instaluar në qytetin e Nishit në Serbi. Po ashtu krizës në Mal të Zi nuk po i dihet fundi. Serbia përmes Kishës Ortodokse dhe politikës nacionaliste të Qeverisë në Beograd po bënë përpjekje për ta destabilizuar Malin e Zi duke i financuar rrymat nacionaliste radikale serbe për ta ndryshuar rendin politikë dhe Kushtetues në Mal të Zi. Institucionet e Republikës së Kosovës përkatësisht Presidentja dhe Kryeministri në këto rrethana ekzistuese duhet që sa më parë ta thërrasin Mbledhjen e Këshillit për Siguri Kombëtare, me qëllim që ta ngrisin nivelin e përgjegjësisë dhe shkallën e sigurisë ndaj sovranitetit të shtetit të Kosovës.

Mendoj se në konsultim me shtabin e KFOR-it dhe me vendet e Quint-it duhet të vlerësohen rrethanat të cilat e determinojnë sigurinë e shteteve të Ballkanit. Më thotë mendja se institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës duhet ta ngrisin nivelin e gatishmërisë për sfidat më të ndryshme të rrezikut. Mendoj se është më së e nevojshme që Presidentja, Kryeministri, ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i Forcave të Armatosura të Ushtrisë së Kosovës është mirë që në kuadër të rrethanave dhe zhvillimeve që mund të ndodhin, patjetër t’i aktivizojnë një numër të caktuar të veteranëve dhe ish luftëtarëve të UÇK-së të cilët marrin pensione nga shteti, e në momentin e duhur duhet ta mbrojnë vendin ushtarakisht.

Nuk do koment strukturat paralele dhe kriminale në veri të Kosovës të instaluara nga Serbia paraqesin rrezik për sigurinë e vendit. Prandaj në këto rrethana vetëdija, vigjilenca dhe përgjegjësia duhet të ngriten duke i koordinuar veprimet me një zë të gjithë bashkërisht në koordinim me miqtë tanë duke parandaluar çfarëdo befasie që mund t’i ndodhë vendit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aksident hekurudhor në Gjermani, përplasen dy trena – një i vdekur dhe mbi 30 të lënduar

Story i radhës

Nis skriningu i popullsisë për imunitet nga koronavirusi

Të fundit nga

ShkoLartë