Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se kostoja në njerëz do të ishte shumë e madhe, nëse Rusia do të sulmonte Ukrainën.
Në një konferencë në televizion kombëtar, ai tha se SHBA-ja është gati t’i përgjigjet me vendosmëri një lëvizjeje të tillë ruse nëse ndodh.
Biden tha se Rusia tani ka grumbulluar rreth 150,000 trupa në kufirin me Ukrainën.
Gjatë ditës së djeshme, Moska zyrtare kishte deklaruar se disa forca janë tërhequr. Por, Biden tha se kjo nuk ishte verifikuar.
“Largimi i forcave ruse do të ishte mirë, por ne nuk e kemi verifikuar ende këtë. Nuk kemi verifikuar ende se njësitë ushtarake ruse po kthehen në bazat e tyre vendase”, tha Biden.
“Në të vërtetë, analistët tanë tregojnë se ata mbeten shumë në një pozicion kërcënues”, shkruan BBC.