Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, krizën, ndarjen në dy grupe.
Sipas tij primaret nuk janë zgjidhje, edhe pse janë praktikuar deri më tani.
Këtë deklaratë e ka bërë, duke argumentuar se lufta në parti vazhdon, ndrëkohë që në PD janë trumbetuar primaret, janë bërë zgjedhje të brendshme, prej të cilave Sali Berisha u rizgjodh në krye të PD-së.
Në emisionin “Breaking” në “Top News” ai ka shkuar edhe më tej duke thënë se primaret nuk do ta bashkojnë opozitën.