Ndërmarrjet komunale, shkollat dhe spitalet duhet të kthehen në tregun e rregulluar dhe të paguajnë rrymë më të lirë, sugjeroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, pas takimit me Lidhjen e Odave Ekonomike. Kemi çmime indikative, oferta indikative dhe do t’u ofrojmë autoriteteve të gjitha kontaktet tona për blerjen e resurseve më të lira për ta shpëtuar shtetin nga kriza energjetike, tha ai.
“Ndërmarrjet komunale do të rrisin çmimin e shërbimeve për qytetarët të paktën dy deri në tre herë, në shkolla fëmijët do të duhet të ndjekin mësimet online, ndërsa ne duhet të lehtësojmë funksionimin e institucioneve publike sinergji rrymë të shtrenjtë… Maqedonia vetë ka kapacitet të prodhojë të gjitha sasitë e nevojshme për energji me çmim që do të jetë dy herë më i ulët se sa që qytetarët dhe kompanitë paguajnë tani.”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.