Kriza energjisë, Italia merr vendimin drastik për qytetarët

min lexim

Ngrohja qendrore do të kufizohet këtë dimër në Itali, me vendin që po ndërmerr masa për t’i bërë ballë mungesës së gazit si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.

Në bazë të një dekreti të ri qeveritar, godinat do të përballen me një periudhë shtesë 15-ditore pa ngrohje qendrore.

Edhe qytetarëve italianë do t’u kërkohet të ulin sistemin e ngrohjes me një gradë dhe ta mbajnë atë fikur për një orë më shumë në ditë.

Për disa godina, mes të cilave kopshtet për fëmijë dhe spitalet, do të bëhet përjashtim.

Lëvizja vjen teksa qeveritë në mbarë Evropën po përpiqen të ulin kërkesën dhe të kursejnë energji në prag të dimrit.

Shumë prej tyre vareshin nga gazi rus, që është kufizuar ndjeshëm për shkak të luftës në Ukrainë.

Përpara nisjes së agresionit në shkurt, Italia ishte importuesi i dytë më i madh i gazit rus në BE, me importet që përbënin 40 për qind të furnizimit total.

Kuota tani ka rënë në 10 për qind, pasi Roma zyrtare kërkoi burime të tjera energjetike dhe gazi natyral të lëngshëm.

Normalisht vendi kufizon konsumin e ngrohjes qendrore në muajt e ngrohtë, me nivelin e përdorimit që caktohet nga qeveritë rajonale.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ju duken të çuditshme? Kur të provoni këtë recetë të petullave me nenexhik nuk do t’ia ndani fundjavave tuaja

Story i radhës

Ky shtet ofron bileta falas për ta vizituar, por me një kusht

Të fundit nga