Kriza Energjetike, Mickoski fton Kovaçevskin në duel televiziv

min lexim

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka ftuar kryeministrin Dimitar Kovaçevski në debat televiziv për krizën energjetike, pas mospërfilljes së ofertës së VMRO- DPMNE-së.

Mickoski thotë se qytetarët kanë të drejtë të dëgjojnë ofertat e dyja palëve, ndërkaq nuk i ik as takimit në Qeveri.

“Që të mos ketë dilema, ftoj njeriun e parë të Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, të zgjedh median, ditën dhe kohën kur do të flasim para opinionit për atë çfarë ofrojë unë dhe VMRO – DPMNE dhe çfar ofron pushteti, gjegjësisht çfarë nuk ofron Qeveria. Në debat flitet për koncepte dhe ne nuk kemi çfarë të fshehim. Qytetarët meritojnë të dëgjojnë dhe zgjedhin se cili koncept ofron zgjidhje dhe cili koncept ofron shumë krim dhe pak zgjidhje. Qeveria ka mundësi, nëse dëshiron të dëgjojë propozimet, të na ftoj në takim.” – u shpreh Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Mickoski deklaroi se Qeveria nuk negocion as me ngrohtoret e Shkupit. Sipas tij edhe ligji për ndryshimet në energjetikë që e kanë dorëzuar  në kuvend mund të ndikojë në mos rritjen e çmimeve.

I njëjti sipas Mickoskit parashikon që ndërmarjet publike në fushën e furnizimit me ujëra, arsimit dhe shëndetësisë të kalojnë nga tregu i lirë, në treg të rregulluar.

“Jam i brengosur se Komisioni Rregullator për Energjetikë do të vendosë çmim i cili do të jetë dy deri në tre herë më i madh nga çmimi aktual, pasiqë shpenzimet për energji elektrike janë të mëdha dhe kjo përsëri do të bie në kurriz të qytetarëve dhe ekonomisë, andaj themi që ndërmarjet publike të migrojnë në treg të rregulluar.” – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Propozimi i VMRO-DPMNE-së, i shpalosur ditë më parë për përballjen me krizën energjetike dhe të ngrohjes parashikon sigurim të energjisë shtesë të vendit nga resurse më të lira, sasi shtesë të ngrohjes duke mos paguar fatura më të larta dhe njëkohësisht duke kursyer 300 milion euro, e të cilat Qeveria parashikon ti shpenzoj në periudhën që vijon.

Marketing

Story i mëparshëm

Draghi: Nuk do të njohim rezultatin e referendumeve në zonat e pushtuara të Ukrainës

Story i radhës

Çmimet e banesave, rritje rekord në gjysmën e parë të këtij viti

Të fundit nga