Kriza e luftës Rusi-Ukrainë, tregon mos unitetin e BE-së

January 28, 2022
1 minut lexim

Shumë politologë disa herë e kanë pohuar se jetëgjatësia e BE-së, nuk do të jetë aq konsistente siç është menduar.

Shkëndija e parë e kësaj mos konsistence është çështja e Kosovës, mos pranimi i shtetësisë së Kosovës nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian.

Hapi i dytë, largimi Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja.

Hapi i tretë dhe më i rëndësishmi që tregon mos unitetin e BE-së, karshi hegjemonizmit të Rusisë, është kriza ruso -ukrainase.

Rusia kërcënon okupimin e Ukrainës, një shtet sovran dhe të pavarur, anëtare e OKB-së.

Rasti i raporteve në nivel lufte ruso-ukrainase, tregon se sa nuk është unike BE-ja, ndaj një rreziku kaq të madh rus për paqen dhe sigurinë jo vetëm evropiane, por edhe botërore.

Shteti më i fuqishëm evropian, Gjermania është treguar shumë indiferante sa i përket ndihmës dhënë Ukrainës në këto qaste të rënda të një lufte të mundshme të Rusisë kundër sovranitetit dhe tërësis tokësore të Ukrainës.

Rusia, përveç qëllimit për ta okupuar Ukrainën, orvatet njëkohësisht të shkatojë plasaritje në Unionin Evropian, në mënyrë që më vonë të dominojë në politikën evropiane dhe të diktojë rrjedhat e kësaj politike.

Në qoftë se, kësaj radhe i bëhen koncesione Rusisë dhe nuk bëhen bashkë të gjitha shtetet e BE- së, kundër hegjemonizmit ruso-madh, Rusia së shpejti përmes Serbisë, do ta ndezë fitilin e luftës edhe në Ballkan…

Shtetet evropiane të BE-së, duhet ta kuptojnë përfundimisht se, hegjemonizmin ruso-madh, pas luftës së dytë botërore, mund ta përballojnë vetëm të bashkuara përmes paktit NOTOS, dhe formave tjera të bashkëpunimit, në të kundërtën, shtetet evropiane, do ta kenë fatin e Ukrainës.

Madje, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm shtetet evropiane, e kanë absolutisht të pamundur të përballojnë politikën ekspansioniste dhe hegjemoniste të Rusisë …

Pra, Rusia me rastin e Ukrainës, po eksperimenton se sa është në gjendje BE- ja, për ta mbrojtur të ardhmen e saj pa u shpërbërë…

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Largimet nga Lëvizja BESA nuk ndalen, dorëhiqet kryetari i degës së Studeniçanit

Story i radhës

Putin thotë se u injoruan shqetësimet e Moskës

Të fundit nga

Премиум ЏЕКПОТOТ на Видеолотарија со добивка Мерцедес Бенз е 220 д, влезе во зона на паѓање

Ги одбројуваме последните денови од 2024 и се радуваме заедно со нашите ВЛТ играчи. Видеолотарија Касинос Австрија со задоволство и возбуда ја споделува информацијата дека празничната ВЛТ добивка-ПРЕМИУМ ЏЕКПОТ со фантастичниот МЕРЦЕДЕС
ShkoLartë