Kritikat e Macron për Kosovën, Bislimi zbulon se çfarë ka diskutuar me zyrtarë francezë në Paris

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë qëndrimit të tij në Paris është takuar sot me me Valérie Rabault, Nënkryetare e Asamblesë Kombëtare , Jean-Louis Bourlanges, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe deputetin Arthur Delaporte.

Bislimi në këto takime, sipas ZKM-së, ka shprehur mirënjohje ndaj Francës për miqësinë dhe partneritetin e ngushtë.

“Ai i informoi znj. Rabault, z. Bourlanges dhe z. Delaporte mbi sukseset, arritjet e objektivat tutje të Republikës së Kosovës veçanërisht në zhvillim ekonomik e sundim të ligjit.Sa i përket zhvillimit ekonomik, u potencua rëndësia për shpërndarje të barabartë e rritje të qëndrueshme”, thuhet në komunikatën e ZKM-së, raporton Express.

Sa i përket procesit të integrimit evropian, Bislimi ka thënë se është prioritet I Kosovës dhe se Qeveria mbtete e përkushtuar për zbatim të reformave dhe avancim në rrugën evropiane.

 “Në vazhdimësi po dëshmojmë që jemi gati për hapa tutje, të mbështetur jo vetëm nga gatishmëria e niveli i përgatitjes së institucioneve tona, por edhe nga vullneti e përkrahja qytetare për këtë proces. Procesi i integrimit evropian duhet të jetë i bazuar në meritokraci e qasje të barabartë për të gjitha shtete”, citohet të ketë thënë Bislimi.

Në këto takime Bislimi ka diskutuar edhe për dialogun dhe për sulmin e 24 shtatorit dhe aktin e agresionit të Serbisë ndaj Kosovës.

Kjo vizitë e Bislimit në Paris vjen menjëherë pas kritikave të Macron për mos mbajtje të fjalës nga ana e Kosovës në raport me dialogun dhe angazhimet e marra./Express/

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çfarë Janë Karbohidratet e Mira? Mësoni Gjithçka që Duhet të Dini Për To

Story i radhës

Ky është biznesmeni i shantazhuar me video intime nga ish-missi, e pagoi 100 mijë € dhe i bleu veturë

Të fundit nga