Kristoffersen fiton në sllallom, Odermatt kryeson në renditjen e përgjithshme 

February 26, 2022
1 minut lexim

Skiatori norvegjez, Henrik Kristoffersen, është fituesi i madh i sllallomit për Kupën e Botës, që u mbajt në Garmisch-Partenkirchen të Gjermanisë. 

Kristoffersen zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:46,14 minuta, duke lënë pas për 14 qindtat zviceranin Loic Meillard.

Austriaku Manuel Feller arriti në podium, renditet në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 51 qindtat e kohës më të dobët se pozita e parë.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt  i Zvicrës kryeson me 1200 pikë, pasojnë Kilde i Norvegjisë me 825, Mayer 692 pikë etj.

Në sllallom Braathen udhëheq me 257 pikë, i ndjekur nga Kristoffersen me 256, Meillard 247 pikë etj.

Renditja 

1. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) 1:46,14
2. Loic Meillard (Zvicra) +0,14
3. Manuel Feller (Austria) +0,51
4. Johannes Strolz (Austria)    +0,76
5. Daniel Yule (Zvicra)    +0,92
6. Linus Strasser (Gjermania)    +1,01
7. Alex Vinatzer (Italia)    +1,04
8. Joaquim Salarich (Spanja)        +1,11
9. Michael Matt (Austria)       +1,12
10. Atle Mcgrath (Norvegjia)    +1,14

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Jonida Maliqi rrëfen për herë të parë arsyen e largimit nga muzika

Story i radhës

Osmani: Diplomatët tanë nga Ukraina janë evakuuar përmes një korridori sigurie

Të fundit nga

ShkoLartë