Kris Jenner ka harruar se zotëron një pronë në Beverly Hills

1 minut lexim

Mamaja më e famshme, e motrave Kardashian-Jenner, Kris Jenner shokoi shikuesit e “The Kardashians” gjatë premierës së sezonit të dytë kur pranoi se kishte harruar një nga pronat që zotëron.  

“Ky është një vend i vogël i lezetshëm nëse mund ta them, por e kisha harruar që ekzistonte. Në këtë vend mblidhen të gjitha dhuratat e Krishtlindjeve”, tha Kris.

Ajo tregoi se apartamenti ishte blerë për të qenë më afër nënës së saj dhe kushërirës, të cilat gjithashtu kanë prona në zonë. Por këto komente nuk u pritën mirë nga ndjekësit të cilët e ironizuar atë që Jenner deklaroi.

Një fans në Twitter shkroi: “Dua të jem aq i pasur sa Kris Jenner, sa të harroj që kam një apartament në Beverly Hills”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mbappe apo Haaland? Ja kë zgjedh Scholes

Story i radhës

Shtrenjtohet buka në Fushë Kosovë

Të fundit nga