Kriminalizimi i qeverisë “Rama”, ja emrat e zyrtarëve të PS të arrestuar për drogë

Arrestimi i Viktor Çervanakut është një tjetër rast i implikimit të qeverisë socialiste me krimin dhe trafiqet e drogës.

Partia Socialiste e Edi Ramës është e mbushur plot me episode zyrtarësh të prangosur, të hetuar apo të dënuar për veprat penale në fushën e narkotikëve.

Ish-kryetari i Komunës së Frakullës, Viktor Çervanaku, i dyshuar si i përfshirë në laboratorin e kokainës në Fier, është zyrtari i radhës i mazhorancës socialiste që gjendet në dosjet e Antidrogës.

Ish-kryetari i Komunës së Frakullës, Viktor Çervanaku, i dyshuar si i përfshirë në laboratorin e kokainës në Fier, është zyrtari i radhës i mazhorancës socialiste që gjendet në dosjet e Antidrogës. Partia Socialiste e Edi Ramës është e mbushur plot me episode zyrtarësh të prangosur, të hetuar apo të dënuar për veprat penale në fushën e narkotikëve.

Guri i çmuar i kurorës në këtë listë të zezë është ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ai u akuzua nga prokuroria për përfshirje në grup kriminal që trafikonte narkotikë nga Shqipëria drejt Italisë.

Gjykata e dënoi Tahirin me 3 vjet e 4 muaj, për shpërdorim detyre në lejimin e trafikut.

Pak muaj më parë, në Itali u arrestua ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, pasi iu zbuluan 20 kilogramë kokainë.

Me Kajmakun u arrestua edhe nipi i tij, i cili ishte drejtor në Ujësjellësin e Tiranës.

Kryetari socialist i Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri, i dalë nga votimet monopartiake të vitit 2019, nuk e gëzoi mandatin, pasi rezultoi se ishte dënuar për trafik droge në Itali.

Ish-kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, gjithashtu humbi mandatin, pasi rezultoi se kishte qenë nën hetim për trafik droge nga autoritetet në Itali, Zvicër dhe DEA Amerikane.

Miku i tij, Gentian Daja, i cili mbante postin e kreut të Partisë Socialiste të Kavajës, gjithashtu rezultonte në dosjet e autoriteteve anti-drogë të vendeve evropiane.

Në qershor të vitit 2022, këshilltari socialist i Bashkisë së Tiranës, Egert Vargu, u arrestua pas zbulimit të 45 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit.

Lista e zyrtarëve të niveleve të ndryshme apo edhe e familjarëve të drejtuesve të lartë e deputetëve socialistë të zbuluar si të përfshirë në trafik narkotikësh është shumë më e gjatë.

Të afërm të deputetit Rrahman Rraja, akuzohen nga autoritete belge për trafik narkotikësh.

Agron (Geron) Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, u vetëdorëzua në Itali, në vitin 2018, ku i duhej të vuante një dënim prej 7 vitesh burgim për përfshirje në trafik narkotikësh.

Po ashtu, drejtorë të rëndësishëm policie, të emëruar nga qeveria “Rama” gjenden aktualisht pas hekurave për përfshirje në trafik narkotikësh.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mimoza Shkodra e kuqe “flakë” për fundvit

Story i radhës

Danimarka gati të ndalë kampionët e botës në fuqi

Të fundit nga