Krimi makabër, i pandëshkuar!

min lexim

Të gjithë ne përulemi me nderimin më të madh, mirënjohjen më të thellë para kujtimit dhe veprës së pavdekshme të Heronjve dhe Dëshmorëve të demokracisë, barazisë, lirisë dhe të Republikës së Kosovës, Nesimi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi.

Këta katër Heronj u vranë dhe njëzet të  tjerë u plagosën nga Krusha e Madhe, Brestoci, Celina, Nagaci, Hoça e Vogël dhe Andadrinia, nga forcat policore serbo-jugosllave gjatë një proteste në hyrje-dalje të Brestocit duke brohoritur: Liri, Barazi, Demokraci, Kosova Republikë etj.

Atëkohë pati filluar episodi i luftës për Kosovën shtet sovran. Por, për fat të keq, ndërsa u bënë 32 vite nga ky tmerr i 27 janarit 1990(shtunë),në Kosovë ende nuk ka ndodhur procesi i zbulimit dhe dënimit të vrasësve, të  vrasjes së këtyre katër heronjve dhe të plagosurve të shumtë.

Prandaj, ky krim makabër nuk mund të harrohet dhe amnistohet për jetë të jetëve. Sepse, dëshmi janë varret. Dhe nuk mund të lihet pa u ndëshkuar, meqë gjallë janë dëshmitarët.

Megjithatë, deri më tani ky sikundër edhe krime, vrasje, masakra, dhunime të shumta para, gjatë dhe paslufte kanë mbetur ende të pandëshkuara.

Nderim në jetë të jetëve veprës, qëndresës dhe sakrificës të Heronjve: Nesimiut, Agronit, Hilmiut dhe Halimit.

Ngushëllime familjarëve dhe Zoti i bekoftë luftëtarët e Çlirimit dhe të Pavarësisë së Kosovës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Story i radhës

Turqia regjistron rekord të rasteve të reja me koronavirus

Të fundit nga