Krimi brutal, i riu vret të dashurën në vaskë me acid

Një 20-vjeçare në Sydney të Australisë ka humbur jetën në mënyrë të tmerrshme. E reja u gjet e vdekur në një vaskë plot me acid, në të cilën e kishte vendosur partneri i saj.

Ky i fundit gjithashtu 20 vjeç është arrestuar me akuzën e vrasjes me paramendim, ndërsa fqinjët e çiftit kanë qenë ata që kanë lajmëruar autoritetet.

Sipas mediave vendase, e reja u gjet në një vaskë me “kimikate gërryese” dhe partneri i saj dyshohet se ka rrëfyer se e ka futur aty pas një sherri të ashpër për një skenë xhelozie.

Trupi i vajzës u gjet i deformuar për shkak të acidit. “Vendi i ngjarjes ishte plot me informacione për policinë. Kur arritëm atje, gjetëm kimikate gërryese dhe trupin në vaskë”, tha Jilie Boon, zëdhënëse e policisë.

Image

E reja u gjet në një vaskë me “kimikate gërryese”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Шпанија ни дава целосна поддршка за преговори со ЕУ, му кажа амбасадорот Гарсија на Ковачевски

Story i radhës

Presidenti thërret këshillin e sigurisë, ja për çfarë do të diskutohet

Të fundit nga