Teatri i Gjirokastrës “Zihni Sako” mirëpriti për tre ditë me radhë premierën e komedisë amerikane “Krim Në Hotel” me aktorët Ëngjëll Hoxha, Altea Lazaj dhe Aleksandër Kondi.
Vepra e shkruar nga autorët e njohur, Ron Clark dhe Sam Bobrick, me regji të Aleksandër Kondit, u prezantua si një risi në realitetin e publikut gjirokastrit.
“Mendoj se shfaqja u prit mirë nga publiku, nga elementët e regjisë kishte prurje të reja, kjo ishte një pjesë amerikane që sjell një kulturë tjetër, një humor tjetër.”
Aktorët vlerësuan atmosferën e ngrohtë dhe interesin e shfaqur nga publiku.
“Ishte shumë mikpritës edhe publiku edhe stafi, shpresoj që të jetë pëlqyer dhe të rikthehen përsëri për të na parë nesër dhe pasnesër.”
“Komedia trajton ccështjet e ditëve të sotme që të gjitha gratë përveç burrit kanë edhe një dashnor me vete për çështje të egos.”
Një tjetër element që i shtoi ngjyrat këtij bashkëpunimi ishte edhe muzika live, që shoqëroi lojën autoriale nga kompozitori i njohur gjirokastrit, Flori Hoxha.