Nuk ka dyshim se mbytja e vajzës 7 vjeçare në Himarë, është krim shtetëror, jo vetëm autori i këtij krimi makabër, por edhe shumë pushtetarë tjerë janë përgjegjës për këtë krim të llahtarshëm , kjo i bije sikur me qëllim shteti ta këtë shuar jetën e një vogëlushe akoma pa e shijuar jetën, e cila kishte ardhur nga Anglia, për t’i bërë pushimet në Atdheun e saj…
Zoti iu dhashtë forcën prindërve të Jonadës për ta përballuar dhimbjen dhe pikëllimin me rastin e humbjes së jetës së vajzës tyre nga një akt kriminal i një eprori policie.
Fatkeqësia më e madhe ka të bëjë me faktin se, ky nuk është rast i izoluar, bandat e skafistëve kanë lënduar edhe pushues tjerë…
Nuk ka si të jetë ndryshe në një shtet të kapur nga bandat kriminale të përkrahura edhe nga Qeveria, kryeministri shtetit Edi Kërkushi, vëllai i Vuçiqit, gebellësit të Millosheviqit.
Shqiptarë të nderuar keni mëndët kujt po ia besoni sigurinë e jetës tuaj dhe fatet e vendit me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve, largoni nga pushteti ata që e ushqejnë krimin dhe mbrojnë bandat kriminale të cilat marrinë jetë të qytetarëve të pa fajshëm deri edhe jetë fëmijësh akoma pa e shijuar jetën.