krim i rende ne nje familje babai vret tre femijet e tij dhe me pas veten 63d4fc08a130a

Krim i rëndë në një familje, babai vret tre fëmijët e tij dhe më pas veten

January 28, 2023
1 minut lexim

Një turk dyshohet se ka vrarë tre fëmijët e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Ngjarja ndodhi në qytetin e Stambollit. 

Katër persona, duke përfshirë tre fëmijë, u gjetën të vdekur në një apartament në Sancaktepe.

Mehmet Altun raportohet se kreu vetëvrasje pasi vrau dy djemtë dhe vajzën e tij, raporton Dailysabah.

Policia ka konfirmuar se “kemi gjetur të varur një trup të pajetë dhe trupat e pajetë të dy djemve dhe një vajze”.

Mediat shkruajnë se ai këtë e ka bërë pasi gruaja e kishte braktisur dhe ishte larguar nga banesa.

Autoritetet njoftuan se burri kishte probleme familjare dhe psikologjike gjersa për këtë rast kanë nisur hetimet.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

agim ademi i dorezon trofeun e vecante 63d4f8bf73d66
Story i mëparshëm

Agim Ademi i dorëzon trofeun e veçantë

ahmeti ngushellon familjen krasniqi e mehmetaj me rastin e vdekjes se bashkeshortes se heroit adrian krasniqi 63d4fdf345e01
Story i radhës

Ahmeti ngushëllon familjen Krasniqi e Mehmetaj me rastin e vdekjes së bashkëshortes së heroit Adrian Krasniqi

Të fundit nga

ShkoLartë