Agim Ademi i dorëzon trofeun e veçantë

“Topi i Artë” 2022 për femra është fituar nga futbollistja e Vllaznisë, Megi Doçi.

Sulmuesja e ekipit të vajzave të Vllaznisë u shpall kështu futbollistja më e mirë e vitit 2022, duke u vlerësuar me këtë çmim të rëndësishëm, teksa të nominuara ishin edhe dy mesfushoret e Vllaznisë, Ezmiralda Franja dhe Sara Maliqi.

Në mbrëmjen gala të zhvilluar në “Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit”, Doçi pati nderin të merrte këtë trofe të rëndësishëm, që jepet për herë të parë në futbollin e vajzave, nga Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili uroi futbollisten e rekordeve për këtë çmim të radhës dhe futbollin shqiptar.

“Jam i lumtur që jam në një event ku janë shumë legjenda të futbollit shqiptar

. E di se për të zgjedhur më të mirët është e vështirë. Të mirë janë të gjithë ata që luajnë sport. falënderoj presidentin Duka që ka bërë kaq shumë për futbollin shqiptar e krenohemi në UEFA e në FIFA për faktin se dhe ne shqiptarët jemi në qeverisjen e futbollit e europian”, tha Ademi.

Ndërsa Doçi, pasi mori në dorëzim trofeun e ‘Topit të Artë’ nuk i fshehu emocionet dhe tha se është shumë e lumtur që është vlerësuar me këtë çmim.

“Është emocion i veçantë që shpërblehet puna e vazhdueshme e bërë gjatë gjithë viteve. Në fakt, jo si gjithë lojtarët që kërkojnë të ikin jashtë, unë kam bërë gjithçka që të jap gjithçka me Vllazninë dhe ekipin kombëtar.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë trajnerët dhe kapitenët e ekipeve që më kanë votuar mua si ‘Topin e Artë të vitit 2022’.

Sigurisht dhe një falënderim edhe më i veçantë shkon për shoqet e ekipit tim, për ato që shkëlqyen në UEFA Women Champions League dhe dhanë gjithçka.

Falënderimet janë të shumta dhe nuk dua të lë pa përmendur edhe presidentin Armand Duka, sepse është i vetmi person që i ka qëndruar afër këtij sporti. Nuk duhen lënë pas edhe ata njerëz që jashtë fushës së blertë japin gjithçka që ky sport të jetë më i suksesshëm dhe më i popullarizuar. Ky çmim është edhe i dy shoqeve që ishin në nominim me mua”, tha Megi Doçi në fjalën e saj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Edhe Maqedonia e Veriut pas dronëve Bayraktar

Story i radhës

Krim i rëndë në një familje, babai vret tre fëmijët e tij dhe më pas veten

Të fundit nga