Thellimi i bashkëpunimit dhe aktiviteteve të reja të përbashkëta lokale me Ambasadën e SHBA-së – për këtë u dakorduam në takimin me ambasadoren e SHBA-së Kate Marie Burns.
Pata rastin t’i prezantoj personalisht ambasadores angazhimet dhe planet e mia për funksionimin e komunës, e cila do të përmirësojë ndjeshëm jetën e qytetarëve në Komunën Qendër, veçanërisht në fushën e ekologjisë dhe transparencës.
Falenderoj ambasadoren Burns për takimin e sotëm, i cili është një hap përpara në thellimin e bashkëpunimit të Komunës Qendër me Ambasadën Amerikane.