kreshnik leka me sukses te madh ne poloni 64e5e0ac03866

Kreshnik Leka me sukses të madh në Poloni

August 23, 2023
1 minut lexim

Padyshim që peshëngritja është sporti ku shqiptarët dallojnë më së shumti. Dhe këtë gjë na e vërteton edhe Kreshnik Leka, i cili arriti një rezultat fantastik në këtë sport.

Shtangisti shqiptar u shpall kampion bote në stilin e shkëputjes në Botërorin e zhvilluar në Wieliczka të Polonisë.

Drejtori i klubit shumësportësh Teuta ngriti me sukses 113 kg në provën e parë, 117 në të dytën dhe 119 kg në provën e tretë.

Në stilin e shtytjes Kreshnik Leka ngriti 137 kg në provën e parë dhe u rendit i katërti në dygarësh.

Në Botërorin Masters, Leka, i cili njëkohësisht është edhe president i Shoqatës “Mjeshtrat e Peshëngritjes Shqiptare”, garoi në Masters 45V në peshën 102 kg.

Kjo është medalja e dytë e artë në pakë kohë për Kreshnik Lekën, pas asaj në European Masters Games, zhvilluar në qershor.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

sulmohet fizikisht i mituri nga recica e vogel 64e5df4362ba5
Story i mëparshëm

Sulmohet fizikisht i mituri nga Reçica e Vogël

tete turiste humbin jeten teksa vizitonin sistemin e kanalizimeve te moskes 64e5e28d50ed2
Story i radhës

Tetë turistë humbin jetën teksa vizitonin sistemin e kanalizimeve të Moskës

Të fundit nga

ShkoLartë