Sikur është hera e parë e këtij lloj delegacioni fetar, që vizitojnë njerëzit e UçK-së, në Hagë, të cilët akuzohen për kryerjen e krimeve ndaj disa civilëve dhe përsonave që kundërshtuan të marrin pjesë aktive në luftimet e luftës së fundit në Kosovë, që kjo do të thoshte se kultura dhe natyra e këtij grupi religjioz tregon domethënjën e rendit moral dhe njerëzor pa dallime, duke marrë në konsideratë pa paragjykime racionaliste dhe natyraliste rastet dhe ndodhitë njerëzore.
Pë çka ekziston në fushën e lirisë së njeriut edhe ky gjest i klerikëve të Kosovës, është thjeshtë një gjest human, që u bëhët kjo vizitë njerëzve të kombit dhe vendit të vet, përmes të cilit në një mënyrë pak apo shumë, duhet të përfshihen të gjitha ketegoritë njerëzore përballë dhunës dhe represaljeve të armikut, që të pa vërtetat dhe slloganet, të cilat veprojnë me tiparin e tij dehës dhe djallëzor, të demaskohen në një mënyrë, apo të demaskohen në anën tjetër edhe heroizmat e rremë, për të cilët flijohet njeriu i sotëm i shoqërisë tonë…
Virtyti mbizotërues do të jetë serioziteti që do të tregon kjo gjykatë, pasi kështu e kërkon edhe e vërteta njerëzore, që ndoshta mund ta shohim në të ardhmën, por ky seriozitet se çfarë vihet në diskutim dhe në mesin e gjitha rrethanave, sikur është një gjykatë njëetnike, e cila po gjykon vetëm shumicën e shqiptarëve, të cilët luftuan për të drejtat dhe lirinë e popullit të vet.
Prekuroria Speciale me seli në Hagë, këta njerëz të akuzuar i quan grupe apo « ndërmarrje kriminale » të cilët kanë ushtruar kontrollin e tyre në gjitha vendet gjatë luftës në Kosovë, me frikësime, keqtrajtime, ushtrimin e dhunës, si edhe eliminimin e tyre, që janë konsideruar kundërshtar dhe bashkëpunëtorë të armikut serb dhe si tradhëtar të vendit dhe UçK-së.
Prandaj, vizita e krerëve të klerikëve të Kosovës, me rastin e vizitës së krerëve të UçK-së, në Hagë, të cilët janë të akuzuar për krime ndaj qytetarëve të vendit të vet, nëse duam ta përdorim termin human, se kanë bërë mirë, atëherë kjo tjetra me çfarë kemi të bëjmë se anëtarët e atyre që ankohen për njerëzit e tyre të humbur, që kanë lënë shumë fëmijë jetima, gjesti i klerikëve të tilllë jep domethënjën e njerëzve të « dyshimtë », që nuk i shërbejnë në realitet fetarizmit dhe të drejtave njerëzore, por orientimi fetar i tyre anon në anën politike dhe në anën e «forcës ».
Kosova në këto momente po përballet ndaj një realiteti të brishtë, ku njeriu do të jetojë krah përkrah me një rrezik gjithnjë në rritje, që kërcënon të ardhmën e tij, prandaj duhet të bëjmë gjithçka që realitetit ti jepet e drejta që i takon, përndryshe ekzistenca e jonë pa ndihmën e fuqive të mëdha, sikur janë SHBA-të, në rrethana të tilla do të sëmurët, duke i dhënë terapia të gabuara dhe jo adekuate.
Sidoqoftë ky popull i dalë nga lufta jo e largët ka nevojë të çlirohet nga ankthi, të çlirohet nga ngarkesat e rënda, të cilat ia kanë imponuar rrethanat, të jetë i lirë dhe i qetë, por dhe i pranishëm me njëri-tjetrin, dhe problemet që dalin nga jeta e përditshme dhe të tjerat ti trajtojë dhe ti zgjedhin së bashku, pa dallime politike.
Të gjitha gjërat e kanë natyrën e vet të shtjellimeve, por shpeshherë kjo natyrë gjatë rrugëtimit të saj mund të prishet ose edhe dhunohet, atëherë kjo natyrë ngurtësohet dhe nuk mund të na ndihmojë më as përmes mashtrimeve dhe as përmes forcës, nëse njeriu e përdor këtë të fundit për zgjidhjen e problemeve të tij.
Po sikur të mos ekzistonte UçK-ja, e formuar nga bijt dhe bijat e këtij populli, sigurisht që Kosova dhe populli shqiptarë, sipas planit të Millosheviqit, do të ishte asgjësuar, apo do të ishte përtej kufirit të saj, në një skaj, por edhe pa fuqinë dhe ndërhyrjen e NATO-s, do të ishte e pa mundur një fitore e tillë kundër forcave dhe ushtrisë fashiste të Serbisë.
Mirëpo, për fat të keq në jetën e këtij populli ka përsëri periudha dhe peripeti të vështira, i cili po ballafaqohet edhe sot e kësaj dite me probleme që e prekin dhe e lëndojnë brenda dhe thellë shpirtin e këtij njeriu, dhe sikur për një kohë të gjatë këto brenga nuk gjejnë shërim akoma, duke rënë pre e propagandave dhe shpifjeve të armikut serb.